Metodat e thjeshta për të dalluar mishin e freskët

Të gjesh një copë të mirë mishi është e vështirë, sidomos në tregjet e mëdha.

Këtu janë disa këshilla që mund të jenë të rëndësishme në kërkim të mishit të cilësisë së lartë.

Mishi i grirë

Alternativa më e sigurt është ajo kur kasapi bën grirjen e mishit para jush. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë, dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të çelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.

Shpatull viçi

Nëse është e shëndetshme dhe e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që ajo nuk është shumë e freskët ..

Mishi i shpendëve

Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale, ngjyra të ndritshme, dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i vjetër. Sa i përket mishit të çurës, vini re se krahët dhe ngjyra gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe se kofshat janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët. Ngjyra e gjelbër e mishit të çurës do të thotë që mishi është i vjetër.


Shtuar 15.02.2022 11:16