Në një marrëdhënie, është krejtësisht e zakonshme që dy persona të kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit.
Shpesh, partneri kthehet në një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj, në një shok të afërt me të cilin ndani çaste të veçanta, ndjenja dhe eksperienca të paharrueshme.
Të lidhura
None found
Takimet romantike, mbrëmjet në festa dhe puthjet janë pjesë e natyrshme e kësaj afërsie. Por, krahas anës së bukur të lidhjes, duhet pasur parasysh edhe fakti se kontakti fizik mund të shoqërohet me disa rreziqe për shëndetin.
Herpesi
I njohur ndryshe edhe si “ethe”, herpesi shfaqet me flluska të vogla pranë buzëve ose brenda gojës. Shkaktari është virusi herpes simplex, i cili mund të kalohet lehtësisht nga një person te tjetri përmes puthjes.
Mononukleoza
Kjo sëmundje përmendet shpesh si “sëmundja e puthjes”, sepse përhapja e saj ndodh kryesisht nëpërmjet pështymës. Shenjat më të zakonshme janë lodhja e madhe, temperatura, dhimbja e fytit dhe fryrja e gjëndrave limfatike.
Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës
Bëhet fjalë për një sëmundje virale tepër ngjitëse, e cila mund të transmetohet edhe nga kontakti i ngushtë. Ajo shoqërohet me simptoma të ngjashme me gripin, si edhe me puçrra ose plagë në gojë, në duar dhe në këmbë. /eo
