Haziri: Vetëm bashkëpunimi politik dhe institucional mund ta nxjerrë vendin nga kriza

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar koordinim mes partive dhe institucioneve, duke vlerësuar se vetëm një dakordim gjithëpërfshirës për krijimin e institucioneve mund t’i japë fund krizës politike dhe ta rikthejë stabilitetin në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se Kosovës i duhet një agjendë e qartë politike, ndërsa vendi ndodhet në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të lidhura

None found

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën! Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrëveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjësive institucionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, shkroi ai.

Haziri nënvizoi gjithashtu se pozicioni i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon lidhet drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë politike të brendshme dhe me bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike në vend.

“Kemi premtuar që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektuar vlerat demokratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbet edhe pa zgjedhje një ditë. Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur më 17 shkurt! Republika, mbi të gjithë!”, shkroi ai.


Shtuar më 21.06.2026 18:51

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş