Shqiptarë të shumtë nga Kosova i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka deklaruar se kishte ardhur në Tiranë për të solidarizuar me protestuesit dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike shqiptare.
Protestuesi kritikoi ashpër drejtuesit politikë, duke i akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të gjithë zyrtarëve pa dallim politik.
Të lidhura
None found
“Kam ardhur sepse kur Shqipëria nuk është mirë, nuk jam mirë as unë. Jam këtu për të mbështetur vëllezërit dhe motrat e mia dhe për të kërkuar largimin e atyre që, sipas meje, e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë”, u shpreh ai.
