Mbretëreshat e Jeruzalemit, disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës

Jerusalemi është një nga qytetet më të vjetra në botë. Historia e tij nis të paktën që nga shekulli IV Para Erës Sonë. Përgjatë shekujve, ai është sunduar nga perandorë, mbretër dhe kalifë, ku që të gjithë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në rajon. Por ka një kategori sundimtarësh që shpesh lihet në harresë, mbretëreshat e tij.

Kur kryqëzatat sollën krijimin e mbretërisë së Jeruzalemit, ka pasur një periudhë kur mendohej se burrat kishin më shumë të drejta sesa gratë që të sundonin. Por duke nisur që nga mbreti i dytë i Jeruzalemit, në krye të fronit ka qenë thuajse gjithmonë edhe një mbretëreshë. Ja cilat janë 11 nga gratë e Mesjetës që lanë gjurmën e tyre në një botë të dominuar nga meshkujt.

Alisa e Shampanjës. Mbretëroi në vitet 1243-1246

Regjenca ishte një opsion i dytë më i mirë për Alisën. Ajo ishte përpjekur të shpallej mbretëreshë që në vitin 1229, por kërkesa e saj për divorc nga Bohemondi V, Princi i Antiokisë, u refuzua. Gjyshja e saj ishte Maria Komnena (mbretëresha e Jeruzalemit në vitet 1167-1174), por do të kalonin edhe 14 vite të tjera para se ajo të ngjitej në fron.

Alisa u martua sërish në Ralfin, Kontin e Suason, dhe që të dy u njohën si regjentë të Jeruzalemit. Por regjenca e saj do të zgjaste vetëm tre vjet pasi ajo vdiq në 1246, në moshën 53-vjeçare dhe kurora i kaloi djalit të saj, Henrikut I të Qipros.

Arda e Armenisë. Mbretëroi në vitet 1100-1105

Për Ardën dihen shumë pak gjëra – përfshirë emrin e saj të vërtetë – por ajo mbahet mend si bashkëshortja e parë mbretëreshë e Jerusalemit. Një princeshë armene, burri i saj ishte Balduni i Bulonjës, një nga udhëheqësit e Kryqëzatës së Parë. Falë babait të Ardas, Balduini u bë konti i parë i Edesës, një shtet kryqtar i marrë nga territori armen në Mesopotami.

Më pas ai u bë mbreti i parë i Jeruzalemit, me Ardën pranë tij. Arda nuk bënte dot fëmijë dhe 5 vite më vonë Balduini u nda prej saj. Ai pretendoi se Arda ishte përdhunuar në udhëtimin e saj nga Edesa në Jerusalem disa vjet më parë, duke e detyruar të mbyllej në një manastir. Pak kohë më vonë u martua sërish.

Isabela I. Mbretëroi në vitet 1190-1205

Kur Balduini IV vdiq në vitin 1186, pretendente për fronin ishin 2 trashëgimtare gra: motra e tij Sibila dhe Isabela. Bashkëshorti i Isabelës, Hamfri nuk donte të bëhej mbret i Jeruzalemit, ndaj në fillin fronin e mori Sibila. Por pas vdekjes së saj 4 vjet më vonë, ishte radha e Isabelës.

Burri i saj vazhdonte të ishte kundër, ndaj Isabela e ndau dhe u lidh me Konradin e Monferratit. Ata sunduan bashkë për më pak se një vit, pasi Konrad u vra. Shtatzënë me fëmijën e tij, Isabela u martua me Henrin II të Shampanjës, nipin e famshëm të mbretërve të Francës dhe Anglisë.

Ai vdiq në vitin1197, dhe Isabela u martua me bashkëshortin e katërt:Amalrikun e Lusinjonit, mbretin e Qipros. Në momentin e vdekjes, vetëm 33 vjeçe dhe për arsye të panjohura, ajo ishte sërish e ve (këtë herë bashkëshorti vdiq nga një helmim ushqimor), ndërsa djali i saj kishte vdekur 2muaj më parë.

Maria e Monferratit. Mbretëroi në vitet 1205-1212

Vajza e Isabelës I dhe e Konradit të Monferratit, Maria nuk e njohu kurrë babanë e saj. Ai vdiq para se ajo të lindte në vitin 1192. Në 1205, kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, përjetoi vdekjen e nënës së saj, njerkut dhe gjysmë-vëllait të mitur. Kështu ajo ishte mbretëresha e Jeruzalemit, me xhaxhain e saj, Xhoni i Ibelint, si regjent.

Bashkëshorti i saj Zhani i Brienës iu ofrua asaj nga Filipi II i Francës. Ata u kurorëzuan mbret dhe mbretëreshë më 3 tetor 1210 në Katedralen Ture. Fatkeqësisht, Maria vdiq vetëm dy vjet më vonë, rreth moshës 20 vjeçare, duke lënë pas burrin dhe vajzën e saj të mitur, Isabela II.

Sibila. Mbretëroi në vitet 1186-1190

Jeta e Sibilës ishte e mbushur me konflikte familjare. Prindërit e saj u detyruan të ndaheshin kur ajo ishte e re. Sibila dhe vëllai I saj, Balduini, mbetën nën kujdestarinë e babait të tyre. Ndërsa Balduni u mësua me punët e brendshme të oborrit mbretëror, Sibila u izolua në një manastir aty pranë.

Por kur vëllai i saj u sëmur nga lebra, princesha ishte pretendente për fronin. Pas gjashtë vitesh kërkime, u gjet një bashkëshort për të, por ai vdiq vetëm 8 muaj pas dasmës. Ajo e donte burrin e saj të dytë, Gi dë Lusinjon, por ai urrehej nga të gjithë të tjerët. Sibila dhe Gi u ngjitën në fron nëvitin1186.

Gi humbi 17.000 ushtarë dhe Jerusalemin brenda një viti përpara se të kapej rob nga myslimanët. Sibilës iu desh ta mbronte vetë mbretërinë, ndaj iu lut Sulltan Saladinit që ta burgoste bashkë me të shoqin. Aty do të vdiste pranë të shoqit, e përkushtuar ndaj njeriut që mbretëria e saj e urrente deri në fundin e tij të hidhur.

Melisenda. Mbretëroi në vitet 1131-1153

E lindur nga një burrë që u bë më pas mbret i Jeruzalemit, Melisenda, më e madhja nga 4 vajzat, e pa veten si trashëgimtare të mbretërisë kur vdiq nëna e saj në tetor 1126. Martesa e saj me Fulkun V, Kontin e Anzhu dhe Mein në vitin 1129 solli në jetë një trashëgimtare.

Por kur babai i saj vdiq në vitin 1131, ai la amanet një rregull të çuditshëm të trashëgimisë.

Melisenda, Fulk dhe djali i tyre duhej të trashëgonin së bashku fronin. Në fillim, Melisende nuk u lejua të bënte shumë gjëra, por kur Fulk u tregua një sundimtar i paefektshëm, ajo mori më shumë pushtet. Nisi zbatimin e një programi të gjerë ndërtimesh në të gjithë Jerusalemin, përfshirë punimet për rikonstruksionin e Kishës së Varrit të Shenjtë.

Por e papritura ndodhi në vitin 1143. Fulk vdiq, duke lënë në krye Melisendën dhe djalin e tyre, Balduinin III, që në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç. Melisenda sundoi si regjente, dhe me sa duket ishte e aftë në atë post. Problemet lindën në fillim të viteve 1150, kur Balduini u rrit dhe nuk donte që nëna e tij të ishte në krye. Ai e fitoi betejën, duke u bërë sundimtar i vetëm i Jeruzalemit. Sidoqoftë, Melisenda mbajti ende disa poste me rëndësi në oborrin mbretëror deri në vdekjen e saj në 1161.

Adelaide del Vasto. Mbretëroi në vitet 1112-1116

Pas divorcit të tij nga Arda e Armenisë, gruaja e dytë e Balduinit I ishte Adelaide del Vasto. Në atë kohë thesari i Jeruzalemit ishte boshatisur, dhe Adelajda ishte e ve, nënë e tre fëmijëve… dhe regjente e Siçilisë. Kur djali i saj Roxher arriti në moshë madhore, Adelaide u dërgua me paratë e saj në Jerusalem për t’u bërë mbretëreshë.

Balduin ishte aq i dëshpëruar për paratë e saj, saqë Adelaide arriti ta bindte që Roxher të ishte trashëgimtari i tij nëse nuk do të kishte një djalë tjetër. Por kundërshtimi ndaj kësaj martese të re ishte i fortë. Pasi shtiu në dorë paratë e Adelaides, Balduin e pranoi bigaminë e tij dhe martesa e tij u anulua.

Adelaide u kthyer sërish në Siçili, ku do të vdiste dy vjet më vonë, por djali i saj nuk do ta harronte kurrë trajtimin që i bëri Jerusalemi nënës së tij. Për pjesën tjetër të mbretërimit të tij në Siçili, ai refuzoi ta ndihmonte mbretërinë, pavarësisht se sa shumë e kërkuan ndihmën e tij.

Morfia e Melitenës. Mbretëroi në vitet 1118-1127

Ajo ishte armene, por një ditë do të ulej në fronin e Jerusalemit. Morfia ishte vajza e një princi armen dhe u martua me një kalorës kryqtar, Balduinin, kontin e Edesës. Aty jetuan deri në vitin 1118, kur Balduin u zgjodh mbret i Jeruzalemit. Ata u shpërngulën me 4 vajzat e tyre, Melisenda, Alisa, Hodierna dhe Joveta.

Në fakt, Balduin e vonoi enkas kurorëzimin e tij që bashkë me të kurorëzohej edhe Morfia. Siç pritej nga një grua në atë kohë, ajo nuk u përfshi në drejtimin e përditshëm të mbretërisë. Gjithsesi ishte e aftë ta bënte këtë. Kur burri i saj u mor peng në vitin 1123, ajo punësoi mercenarë armenë për të zbuluar se ku mbahej i burgosur. Më pas drejtoi negociatat që çuan në shpëtimin e tij. Kur ajo vdiq në 1126/27, ajo ishte shumë e mallkuar.

Teodora Komnena. Mbretëroi në vitet 1158-1162

Teodora ishte mbesa e perandorit bizantin Manuel I Komneni, mbesa e perandorit Gjoni II Komneni dhe kunata e mbretit Stefan IV të Hungarisë. Por do të ishte lidhja e saj me perandorin bizantin që do ta bënte shumë të dëshirueshme për Balduinin III të Jeruzalemit. Por martesa e tyre do të zgjaste vetëm 4 vjet, për shkak të vdekjes së parakohshme të Balduinit. Theodora ishte tashmë një e ve pa fëmijë, vetëm 17 vjeçe, dhe nuk ishte më mbretëreshë.

Pleisans e Antiokisë. Mbretëroi në vitet 1258-1261

Teknikisht mbretëria e saj ishte Qiproja. Kur bëhej fjalë për Jerusalemin, roli i saj ishte si  regjente. Ajo pati me Henrin e Qipros një djalë, Hugh II, i cili u bë mbreti i mitur i Qipros dhe i Jeruzalemit. Fisnikët e Jeruzalemit e mbështetën regjencën e Plaisans dhe ajo do ta mbante me sukses këtë pozicion deri në vdekjen e saj në vitin 1261, pavarësisht se u bë bashkëshortja e Xhoni Xhafas.

Isabela II. Mbretëroi në vitet 1212-1228

Ishte vetëm disaditëshe kur u bë mbretëreshë e Jeruzalemit në vitin 1212. Nëna e saj, Maria e Monferratit, kishte vdekur, ndoshta nga ethet pak pas lindjes. Kur ishte vetëm 13 vjeç u fejua me Frederikun II, mbret i Gjermanisë dhe Siçilisë. Ata u martuan në Brindisi të Italisë në vitin 1225.

Më pas Frederiku mori fronin e mbretit. Por raportet midis tyre nuk ishin të mira. Ai e mbajti Isabelën me haremin e tij ndërsa e vonoi kryqëzatën, ndaj u shkishërua. Fëmija i saj i parë, një vajzë, vdiq para se ajo të mund të festonte ditëlindjen e parë. Fëmija i dytë, djali, u vra nga vetë i ati. Ashtu si nëna e saj, Isabela vdiq vetëm disa ditë pas lindjes së tij në vitin 1228.


Shtuar 23.03.2023 19:46