Si e filloni ditën tuaj është shumë e rëndësishme për një jetë të shëndetshme dhe cilësore. Shumë njerëz pinë ujë të nxehtë me limon në mëngjes, por në atë mënyrë ata nuk mund të përdorin të gjitha përbërësit që ofron limoni. Duke pirë ujë të nxehtë ose të ftohtë me limonadë marrim vitaminë C, por nuk mund të përdorim disa nga përbërësit e rëndësishëm që gjenden në tulin dhe lëvozhgën e limonit. Ata që e kanë provuar këtë metodë përgatitje befasohen këndshëm nga efektet që duken qartë në vetëm dy ditë nga fillimi i konsumit.
PËRBËRËSIT: 6 limona 500-600 ml ujë, mjaltë (vetem për shije, nuk eshte e detyrueshme)
PROCEDURA: Zgjidhni 6 limona organikë, dhe nëse nuk janë, atëherë trajtojini me sodë buke për të eleminuar papastërtitë prej tyre. Pastaj preni ato në gjysmë dhe futni atë në një enë me ujë, pastaj zieni ato për 3 minuta nga momenti i vlimit te ujit. Lëreni enën të ftohet për 15 minuta, dhe kullojeni. Ruani lëngun në termos ose në shishe qelqi, në frigorifer.
Për të përmirësuar shijen mund të shtoni mjaltë.
Përfitimet nga konsumimi i kësaj pije janë:
-forcon sistemin imunitar
-mbron nga ftohjet
-stimulon energji për tërë ditën
-përmirëson peristaltikën dhe lëvizjet e zorrëve
-përshpejton metabolizmin
-balancon vlerën e pH
– freskon frymëmarrjen
-pastron lëkurën tuaj dhe e bën atë më të bukur
-ndihmon për të humbur peshë dhe për të hequr qafe kilet e tepërta
– hidraton sistemin tuaj limfatik