Krijohet skaneri 3D që mund të dallojë sëmundjet e zemrës për 20 minuta

Një skanim që prodhon imazhe 3D të zemrës do të lejojë mjekët që të diagnostikojnë dhe të trajtojnë pacientët me probleme në zemër pesë herë më shpejt sesa aktualisht. Mendohet se më shumë se 35,000 pacientë të dyshuar për sëmundje të zemrës do të përfitojnë nga ky shërbim çdo vit.

I ashtuquajturi “HeartFlow” u prezantua në Britani muajin e kaluar dhe pritet që ta zvogëlojë kohën nga një takim i parë me mjekun deri tek operacioni i mundshëm nga 31 javë në 7 të tilla.

Pajisja kthen një skanim të zakonshëm të zemrës në një imazh 3D që tregon për bllokime apo rrjedhje të kufizuar të gjakut

Kjo i lejon mjekët të diagnostikojnë sëmundjen e zemrës në vetëm 20 minuta. Pacientëve mund t’ju këshillohet operacion, këshilla se si të ushqehen apo që të bëjnë aktivitet fizik, në varësi të shkallës së sëmundjes së tyre.

Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut shkaktojnë më shumë se një të katërtën (27 për qind) të të gjitha vdekjeve në Angli, e cila është e barabartë me rreth 133,000 në vit ose 370 raste në një ditë.

Parashikohet që 100,000 njerëz me dhimbje gjoksi do të kenë të drejtën për një skanim në Angli gjatë tre viteve të ardhshme.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli do të miratojë një teknologji të re dhe do të zvogëlojë numrin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru me 150,000 gjatë dekadës së ardhshme si pjesë e një plani afatgjatë.


Shtuar 5.05.2021 16:06