Kompjuteri dhe celulari po ju plakin më shpejt

Në kohët moderne, të gjithë duan që për një kohë sa më të gjatë të ndjehen sa më të ri, pasi  i druhen palkjes dhe shenjave të saj në fytyrë.

Kjo është arsyeja  përse njerëzit kanë interes jo vetëm ndaj kamerave dhe ndërhyrjeve të shtrenjta, por edhe dietave debësuese.

Sikur të mos mjaftonte, mosha, ushqyerja, mjedisi e të tjera së këto, së fundmi plakjen po e nxit edhe përdorimi i teknologjisë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se drita blu që lëshon telefoni, tableti dhe kompjuteri ka një ndikim të fortë në jetëgjatësinë tonë.

Universiteti Shtetëror i Oregonit ka zbuluar se qelizat e lëkurës janë tepër të brishta dhe nuk e përballojnë mirë dritën blu.

Për më tepër, pigmenti i lëkurës nis e shuhet si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj dritës blu, duke shkaktuar kështu njolla dhe humbje të ngjyrës së njëtrajtshme të lëkurës.