Për këto shenja astrologjike do ketë ndryshime positive këtë vit.
Peshorja. Për shenjën e ekuilibrit, viti 2022 do shënjohet nga rinovimi. Edhe pse fillimisht puna do ketë disa vështirësi shumë shpejt do iu jepen mundësi të reja e të shkëlqyera. Marrëdhëniet miqësore dhe dashurore nga ana tjetër do jenë më të sinqerta dhe më intensive.
Bricjapi. Ky vit për personat e kësaj shenje ambicioze do jetë sinonim i arritjeve sidomos në planin profesional. Ata do jenë më të motivuar dhe do gjejnë punën e ëndrrave.
Binjakët. Eh ndryshimet! Binjakët i adhurojnë gjithmonë dhe ky do jetë viti i tyre. Mund të ketë shpërngulje, punë të reja dhe lidhje të reja sentimentale. Me pak fjalë jeta e tyre do jetë shumë ndryshe.
Dashi. Edhe pse viti do fillojë me disa vështirësi, shumë shpejt çdo gjë do kalojë falë vendosmërisë së madhe të dasheve. Çdo dëshirë që ata kanë pasur më në fund do realizohet. Rutina nuk do ekzistojë më.
Demi. Këtë vit personat e kësaj shenje do kenë gjithmonë mbi kokë një yll që do i drejtojë atje ku duhet. Priten ndryshime të rëndësishme në dashuri dhe në punë./dritare.net