Jo vetëm nga gripi, disa arsye të tjera të rëndësishme pse iu rrjedhin hundët vazhdimisht

Të paktën njëherë në jetën tuaj me siguri keni patur një moment kur ishit me rrufë. Kjo do të thotë se e njihni se sa ndjesi e bezdisshme mund të jetë, duke ju detyruar të keni një pecetë afër në çdo moment. Kur hundët ju rrjedhin, pra kur sekrecionet janë të qarta kjo njihet me termin rhinorrhea. Por konsistenca mund të ndryshojë dhe sekrecionet ndonjëherë mund të jenë një mukozë më e trashë.  Kujtoni se hundët e bllokuara nuk mund ti keni vetëm në rastet kur ju rrjedhin por edhe kur keni sekrecione në pjesën e pasme të këtij organi respirator. Rrjedhja e hundëve është inflamacion i indeve të hundës dhe ka një sërë arsyesh përse ndodh, që nga ndryshimet e temperaturës e deri tek disa infeksione.

Shkaqet e rrjedhjes së hundëve variojnë nga të lehtat tek më seriozet, ja cilat janë arsyet më të zakonshme:

Temperaturat e ftohta

Hunda juaj ndihmon për të filtruar, lagështuar dhe ngrohur ajrin që hyn në mushkëri. Kjo ndodh përmes një sistemi që përfshin mukozën tuaj, ose indin e lagësht që ndodhet në pjesën e brendshme të hundës; mukus, i cili bllokon bakteret dhe viruset; dhe ciliat, të cilat janë qime të vogla që lëvizin grimcat e bllokuara dhe mukozën në pjesën e pasme të fytit tuaj. Kur është ftohtë jashtë, i gjithë ky proces ngadalësohet. Si rezultat, mukoza mund të qëndrojë në hundë për më gjatë se zakonisht dhe më pas të rrjedhë jashtë.

Infeksionet e zakonshme virale

Ju mund të keni rrufë nëse një virus hyn në trupin tuaj dhe çon në një sëmundje si:

Ftohja e zakonshme. Në këtë rast hunda po përpiqet të luftojë mikrobet duke rritur prodhimin e mukusit, i cili më pas mund të rrjedhë nga hunda.

Gripi, ku njëlloj si tek ftohja indet e hundës irritohen.

RSV: Një infeksion i virusit sincicial të frymëmarrjes, gjithashtu mund të shkaktojë një reagim të ngjashëm si ftohja dhe gripi i zakonshëm. Indet tuaja të hundës irritohen dhe prodhojnë më shumë mukus në përpjekje për të hequr qafe infeksionin.

Alergjitë pasi përgjigja e trupit tuaj ndaj alergjive mund të jetë mjaft e ngjashme me mënyrën se si reagon kur keni një ftohje ose një infeksion tjetër – kjo krijon më shumë mukus në përpjekje për të hequr qafe trupat e huaj. Në këtë situatë, trupi i huaj është një alergjen. Në rastin e alergjive, sistemi ynë imunitar nxitet për të dërguar qelizat imune kudo ku ndodhet alergjeni.

Sinusiti.Sinusiti ( një infeksion i sinusit) është një inflamacion ose enjtje e indit që dëmton sinuset tuaja. Rrjedhja e hundëve nga sinusitis është zakonisht mukozë e trashë, e verdhë ose e gjelbër.

COVID-19. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rendisin rrufën si një nga simptomat kryesore të COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Simptoma mund të ndodhë sepse “sistemi juaj imunitar lufton për të parandaluar hyrjen e infeksionit në trup”.

Përdorimi i tepërt i dekongestantëve me sprej për hundë. Dekongestantët me sprej nazal mund të ndihmojnë në lehtësimin e bllokimit,  por përdorimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë atë që njihet si një efekt bumerang, ku ata në fakt i përkeqësojnë simptomat tuaja.

Rrjedhje e lëngut cerebrospinal. Teknikisht, kjo nuk ndodh shpesh, por është një ide e mirë që ta njihni si rast pasi  mund të ketë komplikime nëse nuk trajtohet. Lëngu cerebrospinal (CSF) është jastëku që rrethon trurin dhe palcën kurrizore për t’i mbrojtur  nga dëmtimet. Në situata të rralla, CSF mund të rrjedhë ose në shtyllën kurrizore ose në kafkë. Rrjedhja e hundëve mund të jetë një simptomë e kësaj të fundit, një rrjedhje CSF kraniale. Kjo zakonisht përfshin një rrjedhje me pamje ujore që zakonisht del nga një hundë, si dhe një shije metalike në pjesën e pasme të fytit tuaj.

Si të trajtoni rrjedhjen e hundëve

Trajtimi i saktë për rrjedhjen e hundëve varet nga shkaku themelor. Por ndonjëherë një rrjedhje e hundëve thjesht duhet të rrjedhë.  Në përgjithësi, ky problem do të ndalet vetë dhe nuk ka nevojë për trajtim. Nëse dëshironi të bëni diçka që të përpiqeni të ndiheni më mirë derisa gjërat të rregullohen, mund të provoni këto truke:

Provoni steroid nazal OTC. Këto mund të jenë të dobishme nëse dyshoni ose e dini se rrjedhja e hundës është për shkak të alergjive.

Bëni një shpëlarje me fiziologjik pasi mund të ndihmojë në largimin e mukusit dhe irrituesve.

Pini shumë ujë. Qëndrimi i hidratuar mirë mund të ndihmojë në mbajtjen e mukusit  të hollë, gjë që do ta ndihmojë atë të thahet më shpejt.

Përdorni një lagështues gjatë natës. “Përdorimi i një lagështuesi në shtëpi do të ndihmojë që të mos thahet ajri dhe rrjedhimisht do të shmangni irritimin.


Shtuar 10.02.2022 09:59