Çdo femër përpiqet të ketë një fytyrë sa më rrezatuese. Është e vërtetë që trajtimet kushtojnë shumë dhe jo të gjithë mund t’i përballojnë, të paktën jo rregullisht. Mos u dëshpëroni nëse jeni në këtë grup njerëzish, sepse ka një masazh që të gjithë mund ta bëjnë vetëm, para pasqyrës.
Një blogere, e cila zhvillon kurse masazhi për fytyrën ka ndarë me ndjekësit një metodë të thjeshtë dhe efektive. Ajo ka postuar një video me detaje se si ta relaizoni. Në fillim do të keni nevojë për pak ushtrim, por me kalimin e kohës do të bëhet rutinë për ju.
Masazhi i fytyrës rekomandohet sepse përmirëson qarkullimin, redukton stresin, largon toksinat dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Duhet bërë 2 deri në 3 herë në javë. Megjithatë dhe një masazh ditro për 5 minuta nuk do t’i bënte dëm lëkurës.
View this post on Instagram