Sëmundjet e zemrës janë ndër më të rrezikshmet në vendin tonë. Ato shfaqen në forma të ndryshme. Më të shpeshtat janë problemet kardiovaskulare, por edhe aritmia e probleme të tjera të lindura. Shenjat për këtë sëmundje ndryshojnë sipas sëmundjes, por e rëndësishme është që çdo person t’i nënshtrohet kontrolleve të shpeshta, sidomos nëse ka dhembje në gjoks, rrahje të shpeshta apo të çregullta apo marrje fryme.
Tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhani, stresi, obeziteti, diabeti, alkooli janë disa nga faktorët e riskut në sëmundjet e zemrës. Çdo ditë ne duhet të kujdesemi për zemrën si një nga organet më të rëndësishme. Ja disa masa natyrale që parandalojnë sëmundjet e saj:
Puna për të përmirësuar faktorët e mësipërm është shumë e rëndësishme për ta mbrojtur zemrën. Nëse tymosni duhet të gjeni një mënyrë natyrale për ta lënë. Nëse jeni vazhdimisht të stresuar, mundohuni të ndiqni mënyrat që funksionojnë te ju për t’u qetësuar.
Janë edhe disa ushqime që mendohet që mbrojnë zemrën. Megjithatë kjo nuk është plotësisht e vërtetuar. Nëse ju keni probleme me zemrën, duhet të kontaktoni patjetër mjekun.
Fara Lini
Disa studime kanë treguar që farat e linit mund të mbajnë nivele të ulëta të kolesterolit të keq. Gratë në menopauz dhe personat me nivel të lartë kolesteroli mund të përfitojnë nga efekti farave të linit kundër kolesterolit.
Acidet yndyrore Omega-3
Duke rritur nivelet e këtyre acideve duke ngrënë peshk ose suplemente të tjera me vaj peshku mund të ruani në kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, të ngadalësoni zhvillimin e arteriosklerozës dhe zvogëloni rrezikun e atakut kardiak dhe infarktit për njerëzit e rrezikuar prej tyre.
Hudhra
Disa kërkime tregojnë që hudhra mund të ngadalësojë përparimin e arteriosklerozës. Sidoqoftë, studimet për efektet e saj në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut kanë prodhuar rezultate kondradiktore.
Vitamina D
Shkencëtarët kanë zbuluar në një eksperiment me 3.408 të moshuar, që pjesëmarrësit, me nivel jonormal të vitaminës, kishin më tre herë më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundje zemre sesa pjesëmarrësit me nivel optimal të vitaminës D. Kërkimet tregojnë që vitamina D mund të ndihmojë kundër disa faktorësh risku kardiovaskular, përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin.
Trëndafili i egër
Zbulimet nga studimet pilot dhe me kafshët sugjerojnë që trajtimi bimor me ekstrakte trëndafili të egër mund të ulë tensionin, nivelin e yndyrnave në gjak dhe të ndihmojë në parandalimin e arteriosklerozës.
Rezveratrol
Duhet të saktësojmë që nuk është bërë ende kërkim te njerëzit për benefitet e rezveratrolit për problemet kardiovaksulare, një antioksidant që gjendet në lëkurën e rrushit dhe në forma suplementi, të gatshme. Megjithatë, një studim te kaviet ka gjetur që marrja e rregullt e resveratrolit ndihmonte për t’i mbrojtur kafshët nga shqetësimet e zemrës nga mosha.
Për shkak të mungesës së kërkimeve, është shumë herët për të rekomanduar masa natyrale për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse dëshiron të përdorësh mjekësinë alternative, fol me mjekun për të peshuar rreziqet dhe avantazhet. Mos harro që mjekësia alternative nuk duhet të përdoret si zëvendësuese e masave apo kujdesit standard parandalues. Trajtimi vetjak i një problemi apo shmangia dhe shtyrja e mjekimit standard mund të sjellë shqetësime serioze.