Nuk duam t’ju frikësojmë, realisht, por disa gjendje të rënda shëndetësore, padashur pa kujtuar mund të jenë duke ju rrezikuar jetën dhe ju mund të mos jeni në dijeni për të, duke qenë se shumë prej tyre nuk shfaqin simptoma derisa të jetë shumë vonë ose ju thjesht jeni duke i injoruar ato. Ja cilat janë disa nga këto gjendje shëndetësore dhe simptomat e tyre. Shfletoni galerinë…
Tension i lartë i gjakut
Sipas një studimi kanadez të publikuar në vitin 2013 tek revista “American Medical Association”, thuajse gjysma e njerëzve me tension të lartë të gjakut nuk janë në dijeni se vuajnë nga ky problem. Mund ta injoroni atë për një kohë të gjatë dhe krejt papritur mund të përfundoi duke pësuar ndonjë atak në zemër, goditje në tru apo duke u prekur nga ndonjë sëmundje e veshkave. Sëmundja vazhdon të marshojë në heshtje, duke ju dëmtuar kështu enët e gjakut.
Apnea e gjumit
Nuk është vetëm për mbipeshën, djema. Gjysma e grave mes moshës 20-70 vjeç vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit, sipas një studimi suedez të publikuar në vitin 2012. Kjo gjendje – ku njerëzit përjetojnë bllokim të frymëmarrjes ndërsa flenë – lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Gratë janë më të rrezikuara të diagnostikohen me apnea të gjumit, duke qenë se simptomat e tyre janë më delikate. Në vend që të gërhasin ose të jenë të përgjumura gjatë ditës, ata kanë dhimbje koke në mëngjes, luhatje të humorit dhe plogështi, simptoma këto që mund të injorohen nga gratë. Një tjetër simptomë e mundshme: pagjumësia. Gratë mund të zgjohen në mes të natës duke qenë për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Mbroni veten: Konsultohuni me një mjek nëse keni shenjat e përmendura më sipër.
Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru. Nëse lihet pa trajtuar, shumë tipa të glaukomës zhvillohen (pa paralajmëruar simptoma të dukshme tek pacienti) drejt përkeqësimit gradual të shikimit, që mund të çojnë edhe deri në verbërim. Për sa kohë që nuk trajtohen, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”.
Diabet
Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikime serioze. Në pjesën më të madhe rasteve nuk shfaqen që në fillim simptomat e diabetit. Në disa raste janë “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht. Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim të shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjerat, si problemet me mishrat e dhëmbëve, vijat e errëta në lëkura (gjendje e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”), mpirjet e duarve apo këmbëve, rënia e dëgjimit dhe shikimit, mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët.
Sindroma policistike e vezoreve
Shumë femra që kanë probleme me ciklin menstrual i anashkalojnë ato, pasi e kanë të vështirë të flasin me të tjerët në lidhje me këto tema, përfshirë edhe gjinekologen. Por, ka probleme që në dukje nuk janë shqetësuese, por që nëse lihen pa trajtuar mund të bëhen më serioze. Një problem që lidhet me çrregullimet e ciklit menstrual është sindroma policistike e vezores (PCOS). Edhe pse kjo sindromë lidhet me çrregullim të ciklit apo mosardhje të menstruacioneve, mund të ngatërrohet shumë lehtë. Për ciklin e çrregullt ndoshta mund të fajësoni faktorë të tjerë. Ose, meqë sindroma policistike e vezores karakterizohet nga shumë pak simptoma (dhe nuk diagnostikohet me një test të thjeshtë), mund të ngelet e pa diagnostikuar. Sipas ekspertëve, 5-10% e femrave vuajnë nga kjo sindromë. Ashtu siç nuk ka vetëm një test për të diagnostikuar sindromën policistike të vezores, nuk është edhe një simptomë e vetme që tregon për prezencën e kësaj sëmundjeje. Periodat e çrregullta ose mungesa e tyre mund të jetë një shenjë. Aknet, rënie të shumta të flokëve, infertiliteti dhe shtimi në peshë lidhen gjithashtu me sindromën policistike të vezores. Të tilla janë edhe problemet metabolike, si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, madje edhe diabeti.
Kanceri i mushkërisë
Kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse, duke ia kaluar edhe kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë së bashku. 90% personave që preken nga kanceri i mushkërive janë duhanpirës. Shenjat e këtij lloj kanceri fillojnë të bëhen më të dukshme vetëm kur sëmundja ka avancuar dhe rreziku i vdekjes është shumë i lartë.