Ndonëse 22 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Tokës, e tillë duhet të jetë çdo ditë pas dhe para saj. Dita e Tokës thjesht shërben për të na kujtuar sa të lidhur jemi me të, sa nevojë kemi për të dhe sa i rëndësishëm është roli i njeriut mbi të.
Problemet që vijnë nga ndryshimet klimatike nuk zgjidhen brenda natës, nëse më parë njerëzimi nuk ndryshon sjellje. Nevoja për ta bërë këtë është urgjente, por si t’i vijmë në ndihmë Tokës?
1. Redukto shpërdorimet ku është e mundur
Si ta bëni këtë? Duke hequr dorë nga moda e shpejtë dhe investimi në veshje të përdorura. Nëse buxheti do t’jua lejonte, riciklimi i veshjeve markë të përdorura do të ishte opsioni më i mirë për të gjithë! Shmang përdorimin e qeseve plastike sa herë ble ushqime.
Gjithashtu sa herë ju krijohet mundësia, mbetjet e ushqimeve mos nxitoni t’i hidhni, por përmes një procesi të thjeshtë që kërkon vetëm oksigjen dhe përbërës organik mund të përmirësoni Tokën duke filluar nga oborri juaj.
2. Reduktoni çlirimin e karbonit
Qëndrojini besnik trenave dhe minimizoni sa më shumë udhëtimet ajërore.
3. Bëni kujdes me ushqimet
Reduktimi i ushqimeve me bazë shtazore është një mënyrë për të ndihmuar mjedisin përreth. Nëse mundeni, mësojeni veten të shijoni dhe ta pasuroni dietën me produkte bimore, që në të njëjtën kohë janë miqësore për Tokën dhe të shëndetshme për ju.
Pyesni gjithnjë nga ju vjen ushqimi që po blini. Kushtojini rëndësi cilësisë dhe vlerësoni blerjet lokale si dhe prodhimet e stinës. Hiqni dorë nga ushqimet e konservuara.
4. Qëndroni të informuar
E fundit, por jo më pak e rëndësishme është të qëndroni të informuar. Mësoni ç’ndodh rreth jush dhe jepini rëndësinë e merituar duke protestuar apo duke ju bashkuar një fushate. Lexoni libra, dokumentarë apo dëgjoni podcast-e të ndryshëm që flasin për ndryshimet e klimës dhe shihni çfarë mund të bëhet për të.