Zyrtarët rusë planifikojnë të zhvendosin 40,000 njerëz nga rajoni Kherson

Zyrtarët rusë dhe të administratës pushtuese po vendosin kushte për të zhvendosur deri në 40,000 banorë nga rajoni Kherson në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe Federatën Ruse.

Kreu i administratës së okupimit të rajonit Kherson, Vladimir Saldo ka njoftuar se guvernatorët në Krimenë e pushtuar nga Rusia, Krai Kransodar, Krai i Stavropolit dhe Rajoni i Rostovit kanë rënë dakord të marrin deri në 10,000 njerëz, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës.

Saldo me sa duket e ka inkuadruar lëvizjen e banorëve të Oblastit Kherson si një program “pushimi” për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesa Oblast Serhiy Bratchuk pohoi se zyrtarët rusë dhe të administratës pushtuese mund të mos planifikojnë t’i kthejnë fëmijët dhe prindërit e tyre në Kherson Oblast./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 07:30