ZYRTARE/ Pas 2 vitesh, Allegri rikthehet te Juventus

Massimiliano Allegrit është rikthyer tek Juventusi. Italiani duket do të rikthehet tek bardhezintjë pas 2 vitesh pushim, dhe pikërisht e nis aty ku e la.

Ndërkohë Andrea Pirlo mbylli aventurën e tij të parë si trajner.

Ish-mesfushori largohet pasi fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti në krye të Juves, Atalantën. Më parë ai kishte fituar edhe Superkupën, kundër Napolit, ndërsa tani duhet të presë të tjera oferta për të vijuar karrierën si trajner.

Allegri është 5 herë kampion me bardhezinjtë. Ai ka nënshkruar për katër vite.

 


Shtuar 28.05.2021 15:23