ZYRTARE/ Humbja e fundit rezulton fatale, klubi i Premier Ligës shkarkon nga detyra trajnerin britanik

Leistër Siti po kalon një moment mjaft të dobët në Premier Ligë duke rënë në vendin e parafundit të tabelës.

Humbja e fundit në kampionat ndaj Kristal Palas duket se ka rezultuar fatale për teknikun Brendan Roxhers, me klubin anglez që ka zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin.

50-vjeçari bëri mirë në vitet e tij të para me “dhelprat”, por duket se këtë sezon ai humbi besimin e drejtuesve.


Shtuar 2.04.2023 16:23