Tensione të shumta ka pasur ditët e fundit në selinë e Partisë Demokratike. Sot, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbërritur në seli, por nuk janë futur dot brenda për shkak se dyert kanë qenë të kyçura pasi po kryhen punime.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se Demian Smith, zv.ambasadori i SHBA-ve do të shkojë sot për vizitë në seli në orën 13:00.
Nuk dihet nëse kryetari i PD-së Lulzim Basha do t’ia hapë derën diplomatit amerikan, apo do ta presë në kafe siç bëri me gazetarët./albeu.com