Zjarri në Malin e Tomorrit, flet drejtori ADZM Berat: Kemi neutralizuar vatrat e mëdha

Sot është dita e 10-të që mali i shenjtë i Tomorrit, i cili është dhe park kombëtar, ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Ditën e djeshme është bërë e mundur neutralizmi i vatrave të zjarrit falë ushtrisë, zjarrfikësve, heliokpterëve që hodhën ujë, banorëve të zonave përreth, si dhe ADZM të cilet u përballën me situatën e vështirë të zjarrit.

Drejtori i ADZM Fatos Nako, në një pronocim për mediat bëri një përmbledhje të të gjithë situatës dhe tha se vatrat e mëdha janë shuar.

“Fillimisht ai u shfaq në një zonë të vështirë në një lartësi mbi 1400 metër mbi nivelin e detit, por terreni i vështirë bëri të mundur përhapjen e mëtejshme të tij. Më pas është ngritur dhe shtabi i emergjencave duke bërë të mundur koordinimin e të gjithë forcave për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ditën e katër ne u bë i mundur dhe përfshirja e forcës njerëzore përveç helikopterit. Terreni i vështirë ka qenë dhe ndër shkaqet kryesore të përhapjes së flakëve. Deri më tani nuk mund të futemi për të bërë dhe raportin në lidhje me sipërfaqen që është djegur, por mendojmë se mbi 200 hektarë mund të jetë dëmtuar”, ka thënë ai./albeu.com

Shtuar 7.07.2021 14:24