I bëri surprizën e veçantë për ditëlindje, Melisa përlot Andin (VIDEO)

Melisa dhe Andi janë çifti i vetëm në fuqi i Për’puthen, ndonëse nuk dolën bashkë nga programi. Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe duken shumë të lumtur në rrjetet sociale ku postojnë foto e video të shumta nga jeta e përditshme. Ditën e djeshme, Andi kishte ditëlindjen dhe ka organizuar një super festë ku ka ftuar miqtë e njerëzit më të afërt të tyre. Të paktë kanë qenë ftesat për stafin dhe ish-konkurrentët e Për’puthen, pasi në rrjetet sociale janë parë vetëm Ana 1 dhe Arjan Konomi.

Sakaq, një moment shumë i ëmbël i kësaj nate duket të ketë qenë surpiza e Melisës për Andin. Ajo i ka dedikuar atij një këngë ku flet për gjithë ndjenjat e saj, duke ia kënduar për herë të parë në ditëlindjen e tij. Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Andin i cili është përlotur. Nuk dihet nëse Melisa do e publikojë këngën në YouTube apo platformat e tjera sociale, por tashmë kjo video është bërë virale.


Shtuar 7.07.2021 14:20