Zjarri në Himarë/ Dëshmitë e banorëve: Ishte tmerr, flakët erdhën brenda 10 minutash, policia na nxori nga banesat! U dogjën banesat

Banorët e zonës së përfshirë nga zjarri masiv në Himarë, kanë rrëfyer momentet e frikshme të përjetuara mbrëmjen e djeshme, teksa flakët u përhapën me shpejtësi.

Një prej banoreve tregon se situata u përkeqësua brenda pak minutash, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga zona.

“Nuk e kuptuam sa shpejt erdhi zjarri, për 5-10 minuta. Më pas erdhi policia dhe na nxorën. U dogj shtëpia e kushëririt të burrit. Janë banesa të banuara, por banorët kishin dalë. Erdhi policia dhe na nxorën. Janë dy shtëpi në këtë zonë”, rrëfeu ajo.

Një tjetër banor, i përlotur, e përshkroi situatën e mbrëmshme duke thënë vetëm: “Ishte tmerr”.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë mbi vatrat aktive të zjarrit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura dhe dhjetëra efektivë zjarrfikës, në përpjekje për të izoluar flakët dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara.


Shtuar 5.09.2026 09:13

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis