Një zjarr misterioz ka shpërthyer në një zonë industrial ruse.
Një zjarr misterioz ka shpërthyer sot në një zonë industriale ruse, mes dyshimeve në rritje që Ukraina po synon infrastrukturën ruse.
Sipas mediave të huaja, zjarri më i fundit shpërtheu në lindje të Moskës, në një seri incidentesh të dyshuara sabotazhi të raportuara brenda Rusisë gjatë javëve të fundit.
Pamjet u shfaqën nga një zjarr i madh në zonën industriale Dzerzhinsky në rajonin e Nizhny Novgorod.
Spekulimet se Ukraina është përgjegjëse për zjarret janë shtuar që nga fillimi i ‘aksidenteve’, megjithëse Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë.
Mbi një duzinë zjarresh në Rusi janë raportuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, me numrin e incidenteve në rritje gjatë javëve të fundit pasi Rusia po humbet terren në Ukrainën Perëndimore.
Vetëm dje u raportua për një zjarr në një magazinë botuese katërkatëshe pro-Kremlinit./albeu.com