Zjarri djeg plotësish banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër

Dy banesa janë djegur në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, si pasojë e një zjarri të rënë pasditen e sotme

“Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 18.02.2024 17:29