Zjarri deri në 3 metra lartësi, del jashtë kontrollit vatra në Karaburun (VIDEO)

Situata ka dalë jashtë kontrollit në vatrën e Karaburunit, lartësia e zjarrit deri tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah duke riaktivizuar vatrat e shuara gjatë paradites.

Forcat zjarrëfikse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e pamundur të ndërhyhet në këto kushte.

Problematike paraqitet situata edhe në Tragjas ku po punohet aktualisht, harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar.

Për shkak të erës dhe temp të larta. Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira.

Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur. Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e minisrisë  se mbrojtjes janë në remont.

Do të rinisë aksion i zjarrëfikseve në mbrëmje dhe gjatë natës.


Shtuar 29.07.2021 17:14