Zjarr në zonën e mbrojtur të Malit të Drenovës në Korçë

Ditën e sotme një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Drenovës në Korçë.

Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Guri i Cjapit.

Zona e cila ka marrë flakë është brenda territorit të zonës së mbrojtur, ndërkohë forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit kanë shkuar për të bere te mundur fikjen e flakëve.

Bëhet fjalë për një terren të vështirë malor dhe ende nuk dihet sa sipërfaqe toke është djegur deri më tani.

Shtuar 4.11.2022 13:02