Katër persona, dy gra dhe dy burra, kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Itali, më konkretisht në qytetin e Tivolit. Sipas La Repubblica, rreth 200 persona u evakuuan nga ambientet e spitalit, mes tyre shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë.
Shumë foshnja të porsalindura u dërguan me ambulancë në një ndërtesë aty pranë, ndërsa rreth 150 shtretër u vendosën përkohësisht në një gjimnaz.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por sipas La Repubblica, skenarët e parë tregojnë se flakët mund të kenë filluar nga një shpërthim bojleri në një kat të nëndheshëm, ku ndodhen mbetjet e posaçme, ose nga shpërthimi i një kazani ose në ndonjë ambulator. Nga aty, flakët u përhapën me shpejtësi në urgjencën dhe reanimacionin, ndërsa tymi përfshiu të gjithë spitalin.