EMRAT/ Urdhërarrestet e SPAK për Inceneratorin e Tiranës, 4 të arrestuar

Taulant Tushe, Namik Simixhiu,  Bledar Karoli, Jetmir Llapaj kanë rënë në pranga pas 15 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK një ditë më parë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Erjon Murataj, i cili mësohet se ndodhet jashtë  vendit.

Po ashtu rëndojnë sërish akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Ditën e djeshme GJKKO dh masat e arrestit në burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.

Ndërsa është vendosur masa e “Arrestit në shtëpi” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës më 1 gusht. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.