Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Pas orës 19:00 në lagjen Kolltuk në Tetovës ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”

Duke qenë se kjo lagje ndodhet në fillim të kodrës Baltepe, zjarr i madh shihej nga i gjithë qyteti.

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të ditur se janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit dhe kanë dërguar katër makina zjarrfikëse.

Zjarri i madh është shuar, ndërsa një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike.

Për momentin nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë zjarr.


Shtuar 28.01.2022 20:45

Tags: ,