Zjarr në një banesë në Lezhë, e shuan kryefamiljari i cili pëson djegie (VIDEO)

Një tjetër zjarr ka rënë në një banesë mbrëmjen e sotme. Këtë herë në Lezhë.

Policia bën me dije se, rreth orës 19:20, në rrugën “Shtraus “, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje, ndërsa mësohet se zjarri është shuar nga kryefamiljari. Ky i fundit ka pësuar djegie dhe është transportuar në spital.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 19:40