Një zjarr masiv ka përfshirë një sip[ërfaqe pylli në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në afërsi të “Piramidës 17” në Kolonjë.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa.
Deri më tani tani zjarri është në territorin grek dhe po ndërhyhet me helikopterë, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin shqiptar./albeu.com