Një sipërfaqe pyjore pranë liqenit të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët, duke vënë në rrezik disa prej banesave që ndodhen aty afër.
Forcat zjarrfikëse të Vaut të Dejës po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa në mbështetje të tyre kanë mbërritur automjete zjarrfikëse dhe efektivë nga Shkodra.
Të lidhura
None found
Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë e tjera kufitare.
Gjendja paraqitet serioze. Zjarrfikësit dhe banorët e zonës po përpiqen të shuajnë flakët dhe ta vendosin zjarrin nën kontroll, por ndërhyrja në terren vijon të jetë e vështirë.
