Të tjera detajë kanë dalë pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Jeton Lami, ish-oficeri i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, ndodhet në burg prej disa ditësh lidhur me këtë çështje, pasi dyshohet se ka ndihmuar Ervis Martinajn në lëvizjet e tij brenda vendit dhe ka dekonspiruar aksionet për kapjen e tij.
28-vjeçari Lami u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj, të cilin policia kërkon ta arrestojë si dhe po heton se rivalët e kanë rrëmbyer e zhdukur.
Lidhur me arrestimin e Jeton Lamit, gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, u shpreh se ai mund të cilësohet si një minierë ari për hetuesit. Sipas gazetares, Jeton Lami ka shumë informacione lidhur me të zhdukurin Ervis Martinaj, por edhe për efektivët e policisë që janë të inkriminuar.
“Jeton Lami është një nga personat që mund të jetë një minierë ari në policinë e shteti. Edhe nga ata që janë larguar apo shkarkuar. Jeton Lami ka qenë krahu më i djathtë i Vis Martianj. Ai dinte me detaje të gjithë kolegët e tij, Në Tiranë dhe në qarqe. Kush ishin personat që Vis Martinaj punonte me to për të mos u kapur. Ka pasur një bisedë mes Lamit dhe Nanos. Ju ofruar një status bashkëpunimi për të treguar. Fillimisht është pranuar. Por jo deri në detaje konkrete deri tek zhdukja e Vis Martinajt”, tha Xhensila Kodra.
Gazetarja ka theksuar, se është edhe një efektiv i RENEA-s i cili dyshohet si inkriminuar në ngjarje kriminale.
“Ka dalë nga përgjimet. Për të kuptuar lëvizjet që ka bërë Vis Martinaj. Automjeti A8 është parë në hotel. U mbajt nën vëzhgim dhe në momentin që u bë masa e arresti është thirru tek Geldis Nano. Si një raportim me ato që kishte dijeni. Ka një numër të lartë të oficerëve dhe të RENEA-s apo të Operacionales. Se dyshohet se edhe një oficer i RENEA-s është i përfshirë si një person që ka ruajtur dhe ka shoqëruar Ervis Martinaj”, shtoi ajo./abcnews.al/