Prej më shumë se dy muajsh, dy vajza të mitura nga Kosova janë zhdukur dhe për momentin nuk ka asnjë informacion për to.
Mediat e Kosovës shkruajnë se edhe pse të mitura ishin zhdukur që më 23 korrik, nëna e tyre e ka bërë vetëm dje kallëzimin në polici.
Ajo ka rrëfyer se dyshon se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar, pasi edhe më herët kanë tentuar të largohen pë ta bërë këtë gjë.
Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetim”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com