“Zhdëpi” në dru bashkëshorten, arrestohet tironsi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30 vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas policisë, bëhet me dije se shtetasi me iniciale O.Th. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ai është kapur në flagrancë në banesën e tij  dhe është arrestuar nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e poilicisë Nr.2.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


Shtuar 24.04.2021 14:19