Mund të parandalohej vrasja! Meta zbulon lidhjen e prokurorit me PS: Për kë kandidon vëllai juaj? (VIDEO)

Në 2 orë, Presidenti Meta ka dalë sërish në deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e Elbasanit, ku Presidenti hodhi akuza të rënda mbi SPAK.

Pasi deklaroi se SPAK u vonua në trajtimin e denoncimeve të PD që mund të kishte shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan, Meta i drejton 5 pyetje Prokurorisë së këtij qyteti.

‘”1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.

2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.

3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?

4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?

5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?” /albeu.com/