Urimi i Duas për ditëlindjen e Gigi-t na tregoi gjithçka për marrëdhënien e tyre si kunata! (FOTO LAJM)

Modelja me famë botërore, Gigi Hadid,  feston sot ditëlindjen dhe kjo është ditëlindja e saj e parë si mama. Gigi ka lindur në 23 prill të vitit 1995 dhe sot mbush 26 vjeç. Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë qindra urime nga personazhe të famshëm, të afërm dhe bashkëpunëtorë të saj.

Mes tyre nuk ka munguar dhe një urim nga Dua Lipa, që prej kohësh është në një lidhje me vëllain e Gigi-t, Anwar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë në Instagram një foto me modelen dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen.

“Dita kombëtare e Gigi Hadid! Gëzuar ditëlindjen gjëja më e ëmbël!”, ka shkruar Dua në urimin e saj.

Përgjigja e Gigi-t nuk ka vonuar dhe përmes saj modelja ka treguar se ka një marrëdhënie perfekt me Dua Lipën.

“Faleminderit motër të dua!”, i është përgjigjur Hadid urimit të Lipës.


Shtuar 24.04.2021 14:20