Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, të aksidentuar më 23 nëntor në autostradën Struma në Bullgari.
Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.
Informacionin e ka konfirmuar për mediat bullgare edhe zëvendës-kryeprokurori dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov.
“Në ora 21:15, në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai./alsat