Tragjedi e paralajmëruar! Çfarë nuk shkonte me autostradën “Struma”, është ndërtuar nga kompania maqedonase

Orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bullgari. Autobusi i “Besa Trans” u përplas me anësoret dhe më pas u dogj, duke bërë që 45 nga 52 personat e ndodhur brenda të humbnin jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Struma”, e cila njihet për cilësinë e dobët. Sipas medias bullgare “ 24 çasa” autostrada nuk është certifikuar dhe pse është ndërtuar 15 vite më parë nga kompania maqedonase “Mavrovë”.

“Është bërë e qartë që 15 vite më parë se ky seksion është me një cilësi shumë të dobët. Asfalti dhe anësoret janë shumë të butë dhe reflektorët mbi ta, të ashtuquajtur “syri i maces” nuk pasqyrojnë dritën e fenerëve dhe është e vështirë të orientohesh, sidomos natën. Kthesat kanë një pjerrtësi të kundërt dhe mbledhin ujë. Gjithmonë ka pellgje në shi dhe rrezik përmbytjeje. Prandaj kjo autostradë nuk është certifikuar si e tillë. Limiti i shpejtësisë është 120 km/h”, shkruan “24 çasa”.

Shoferët që para 15 viteve kanë paralajmëruar ministrin e atëhershëm të transportit, Petar Mutafçiev se rruga është e rrezikshme dhe do të sjellë shumë aksidente. Tragjedia e fundit e dëshmoi./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 12:29