Zgjedhjet në Turqi, OSBE: Mungesë transparence, Erdogan kishte një avantazh të pajustifikuar

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) tregoi mungesë transparence në trajtimin e zgjedhjeve të së dielës, sipas vëzhguesve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Një delegacion i OSBE-së tha se presidenti Erdogan dhe partitë në pushtet të vendit gëzonin një avantazh të pajustifikuar ndaj partive opozitare që u përballën me kushte të pabarabarta për të bërë fushatë.

Gjetjet u publikuan në një konferencë për shtyp të hënën.

Me keqardhje vërej se punës së administratës zgjedhore i mungonte transparenca”, tha në konferencën për shtyp në Ankara ambasadori Jan Petersen, kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.


Shtuar 15.05.2023 18:44