Zgjedhjet në Himarë, voton djali i Fredi Belerit

Mëngjesin e sotëm, djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar  në Himarë.

Në qendrën votimit në shkollën Pano Meniko është parë Petro Beleri, i cili ka shkuar për të votuar së bashku me një person tjetër.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri.

Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.


Shtuar 4.08.2024 09:51