Zgjedhjet lokale, Berisha ftesë për hapjen e fushatës: Parashikohet fitorja e koalicionit tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi hapjen e fushatës së Partisë Socialiste gjatë konferencës së tij të përjavshme për mediat.

Berisha tha se ministrat socialistë me nga një lopatë në dorë dukeshin si skllevër të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, sipas tij kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një epërsi të dukshme në rrjetet sociale.

“E dyta, tani përveç poll-eve, të cilat imagjinoni ju tani të mos citoj unë pronarët e mediave, por i merrni vetë me mend se sa të çmendur janë ata pas parasë, ose drejtorët e televizioneve. Kjo është një anë. Por ka një poll tjetër, që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli, analiza që iu bëhet rrjeteve sociale. Fb, instagramit, google dhe rrjeteve të tjera. Ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, luçiano Boçin, Ledina Aliollin dhe me radhë të gjithë kandidatët tanë. Kanë një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë. Janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme fitoren e kandidatëve kudo, nga SHBA-të në Kosovë, kjo është e vërteta. Pra, këtë klimë të paparë ndonjëherë që nga viti 1992, i ftoj të gjithë shqiptarët ta kurorëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores sonë të ardhshme, nesër në orën 12:00 në arenën e Tiranës Air Albania e cila në fakt ajo duhet të ketë vetëm një emër Arena e Lirisë. Sepse aty nisi procesi i Rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer dhe duhet ta dini që në të gjitha metropolet e mëdha po flitet për fushatën tonë. Po parashikohet fitorja e koalicionit të PD-së. Edhe ata që kanë qenë më skeptikë detyrohen tani ta shqiptojnë madje dhe publikisht”, deklaroi Berisha.

 


Shtuar 14.04.2023 12:34