Sot dita e 33-të e protestës, paradite para Parlamentit, pasdite para Kryeministrisë! Dorëheqje e panegociueshme e Ramës

Revolta qytetare kundër qeverisë vazhdon prej 32 ditësh duke dëshmuar se do të jenë gjithnjë e më shumë në shesh deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta, thirrje dhe marshime në rrugët e kryeqytetit, qytetarë, studentë, aktivistë dhe pensionistë kërkuan edhe mbrëmë largimin e tij dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Të lidhura

None found

Protestuesit paralajmëruan përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e pikave kyçe të Tiranës ndërkohë që me 4 korrik do të jetë protesta më e fuqishme e gjithë shqiptarisë.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës për largimin e Edi Ramës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme. Ata paralajmëruan se me 4 korrik, ditën e pavarësisë së Amerikës do të jetë protesta me fuqishme e shqiptarisë. Aktivistët lajmëruan gjatë protestës së mbrëmshme se do mblidhen sërish sot te parlamenti për të ndaluar deputetët të futen në seancën plenare. Seanca e radhës zhvillohet në ora 10:00.

Një prej aktivistëve i bëri thirrje policisë së shtetit të ketë kujdes dhe të mos prekë me dorë qytetarët protestues.


Shtuar 2.07.2026 08:05