Avoktati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” ka folur në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në 6 bashkitë pa kryetarë.
Ngjela është shprehur se në këto zgjedhje, Basha do të ketë një “boom”, pasi demokratët nuk mund ta votojnë Berishës, sepse sipas tij, ai është komunist.
“Ishte e sigurt që Gjykata do të fliste. KQZ mund të kishte bërë ndonjë parregullsi, por s’ia mbajti. Unë kisha frikë sepse KQZ është e Ramës dhe Rama do Berishën, e jo Bashën. Këtu ishte koncept ligjor. Ata të tjerat s’kishin forcë juridike. Nëse do të nxjerrim hipotezën se mund të nxjerrin të pavarur atëherë ka një nënçmim ligjor. S’ka forcë juridike Saliu. S’kanë sigla ata, ata kanë firma të qytetarëve. Këtu ndodh që të gjithë këta janë të pavarur 6. Strukturat e PD e kanë ditur që deri tani Saliu ka qenë kryetar. Ata janë të qartë tani që nuk pranohet nga ligji e më e rëndësishmja është sepse për faktin që iku nga loja Saliu u eliminua nga loja dhe do të dali i gjithë abstenimi i PD. Atje ka shumë abstenues. Nuk dalin në zgjedhje, s’e pranojnë Saliun. Mendoj që Basha do të ketë bum. Ka kohë, ka edhe një muaj kohë. Ka kohë të grupohet të thotë që s’ka Sali më. kjo është një gjë e pa diskutueshme, por Saliu nuk njeh ligj, thotë se ligji jam unë. Berisha në këtë situatë do të heshti. Të pavarurit nuk i dalin sepse është disiplina e partisë që mban elektoratin. Elektorati nuk shkon të votojë një komunist si Saliu. Lind shpresa që e gjithë PD të shkojë djathtas. Unë mendoj se do ndryshojë abstenimi dhe kandidatët e Bashës do të marrin shumë vota”, tha Ngjela./albeu.com