Zgjedhjet e 10-ta parlamentare në Shqipëri, historiku nga 1991-2021

Këto janë zgjedhjet e 10-ta parlamentare në historinë e plurarizmit  shqiptar.

Pas protestave të studentëve të dhjetorit që shënuan fundin e regjimit komunist, u zhvilluan menjëherë zgjedhjet e para plurariste.

Një një sistem mazhoritar, dhe në një Kuvend me 250 deputetë, në zgjedhjet e ’91 Partia e Punës arriti të fitojë zgjedhjet me 169 mandate, kundrejt vetëm 75 që mori PD e Sali Berishës.

Me gjithë revanshin e komunistëve, lideri i tyre Ramiz Alia humbi në zonën e tij në kryeqytet.

Zgjedhje të parakohshme u zhvilluan në mars të vitit 1992, sollën në pushtet për herë të parë Partinë Demokratike e cila, bashkë me aleatët e saj, Sabri Godon dhe Skënder Gjinushin, morën 92 nga 140 vende, ndërsa PPSH e transformuar në PS mori vetëm 38.

4 vjet më vonë, demokratët këmbëngulën të mbanin pushtetin, duke zhvilluar zgjedhjet më të kontestuara, ato të vitit 1996.

Nën tensione, komisionerët e Fatos Nanos në mesditën e zgjedhjeve braktisën procesin. Kjo ju dha dorë të lirë demokratëve të shënonin një rezultat të manipuluar, me 122 deputetë për PD-në dhe vetëm 10 për Socialistët.  Dy ditë pas zgjedhjeve, në një miting elektoral, figurat e larta të Partisë Socialiste u dhunuan.

Të gjitha ngjarjet që pasuan, firmat piramidale dhe kaosi i vitit 1997 sollën zgjedhjet e tjera të parakohshme.

Ato u zhvilluan nën mbikqyrjen e forcave ushtarake të huaja që ishin me mision paqeruajtës.

PD humbi, dhe Berisha u dorëhoq si President.

Edhe në vitin 2001, Partia Socialiste e ruajti pushtetin, krahas vetëm 32 mandateve që fituan demokratët.

Megjithë atë, këto zgjedhje shënuan një fenomen, që do të mbahej mend gjatë. Ai që u quajt si fenomeni i Dushkut, ku Partia Socialiste bëri manovra me sistemin zgjedhor, asokohe një miks mes maxhoritarit me korrektim proporcional, cka bëri që kjo zonë e vogël arriti të prodhojë 9 deputetë.

4 vitet që pasuan, sollën ndryshime brenda të majtës. Ilir Meta një nga figurat qëndrore të PS-së u largua me një pjesë të strukturës, dhe krijuan LSI-në në vitin 2004.

Kjo e ndihmoi Partinë Demokratike që në vitin 2005, të rikthehet në pushtet me një rotacion të butë, që u vlerësua shumë nga ndërkombëtarët.  Berisha mori vetëm 56 mandate të vetat, po aleati besnik, Fatmir Mediu nga PR, kishte 11 mandate. Bashkë me aleatët e tjerë të opozitës, Nano u mund, ndërsa LSI në provën e parë mori vetëm 5 mandate.

Do të ishte sërish Ilir Meta, ai i cili në vitin 2009 do t’i garantonte Sali Berishës një mandat të dytë.

E djathta mori 70 mandate, por Partia Demokratike regjistroi makimumin e votave për logon e saj, rezultat të cilin nuk e kishte marrë asnjëherë më pas e nuk e përsëriti dot më pas: plot 610 mojë vota. LSI bashkoi 4 deputetët e saj me Berishën dhe qeverisën deri në vitin 2013.

Pak përpara zgjedhjeve, LSI u largua nga koalicioni me Berishën dhe firmosi një aleancë me Edi Ramën.

Të dy bashkë ja dolën të fitojnë zgjedhjet.

Qeveria e parë e Ramës bashkonte në 83 mandate: 65 deputetë të PS-së, një karrige të PDBDNJ-së, mandatin e Mark Frrokut dhe  16 deptuetë të LSI-së.

Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, teksa partia e tij kishte fituar vetëm 50 mandate. PDIU si aleate e Berishës mori 4 mandatate, ndërsa 3 mandate prodhuan dhe minoritarët grekë të MEGA-s.

Në vitin 2017, pas krizës së bojkotit të parlamentit dhe instalimit të Cadrës, Lulzim Basha dhe Edi Rama hynë në zgjedhje me një marrëveshje paraprake bashkëqeverisjeje tranzitore.

PS ja doli të fitojë e vetme 74 mandate. Një mandat më vete i fitoi edhe Tom Doshi.

PD mori vetëm 44 mandate, ndërsa LSI 18, dhe PDIU 4.

Të gjithë kundër Ramës, opozitarët u bashkuan rreth Lulzim Bashës, duke sakrifikuar deri në djegien e mandateve.

PS kërkon një mandat të tretë sërish pa asnjë parti në koalicion, ndërsa Basha dhe aleatët e tij kërkojnë një votë për ndryshim./Abcnews


Shtuar 25.04.2021 09:25