ZGJEDHJET/ 3 orë nga nisja e procesit të votimit, Rrogozhina me përqindjen më të lartë të votuesve (FOTO LAJM)

Kanë kaluar 3 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Incendentet nuk kanë munguar në disa qendra votimit, nga mos funksionimi i pajisjeve të identifikimit, te grushtimi i komisionerit të PD-së.

Gjithashtu pak më parë Celibashi u shpreh se disa qendra votimi në Shkodër dhe Dibër ende nuk ka nisur procesi pasi për shkak të motit të keq, komisionerët nuk kanë arritur ende.

Nga të dhënat e KQZ, deri në orën 10 ka pasur një përqindje mesatare 5.79% në të 6 bashkitë, ndërsa përqindjen më të madhe e ka Rrogozhina me 8.35% dhe më pas vjen Lushnja 8.18%. /albeu.com


Shtuar 6.03.2022 10:20