ZGJEDHJE 2021/ Mbyllet numërimi i votave në burgun e Rrogozhinës, PD fituese

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit.

Edhe këtu ka fituar Partia Socialiste. Nga numërimi i votave në 51 KZAZ-të e Gramshit, ka rezultuar se PS ka marrë 8117 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 3983 vota.

LSI ka marre 796 vota, duke pësuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2017, kur mori 3293 vota.

Partia Demokratike ka mundur të kalojë dyfishimin e votave të 2017. E ndërsa Partia Socialiste ka mundur të ruajë rezultatin e 2017, ndonëse në atë kohë ishte në koalicion me PDIU, ku kjo e fundit mori 1708 vota.

Shtuar 26.04.2021 18:34