Basha i solli fat! Në qendrën ku votoi demokrati, kryeson PD

Ka përfunduar numërimi në qendrën e votimit ku ka votuar kryedemokrati Lulzim Basha  dhe kryeson Partia Demokratike.

Me 228 vota, PD-ja renditet e para dhe ndiqet nga Partia Socialiste me 178 vota.

Ndërsa e treta është Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 28 vota. Kjo qendër votimi ndodhet në njësinë numër 8 në Tiranë, tek Selvia.

Siç duket votimi nga vetë Basha ka sjellë fat për PD-në në këtë qendër votimi.

 


Shtuar 26.04.2021 18:33