Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, Basha: Vota e çdo delegati ka një peshë të madhe

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në Facebook ka postuar një foto nga Kuvendi Kombëtar ndërsa po fut në kuti votën e tij për anëtarët e rinj të Këshillit, organi që ka të drejtën të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të PD-së.

Basha shkruan se, , vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

Më pas shkruan se PD nuk do të ndalojë së luftuari për shqiptarët.

Postimi i Bashës:

Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 14:03