Donaldi nxjerr zbuluar Romeon: Ai po puthej me vajzën bjonde në Barcelonë

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një video ku njëri ndër vëllezërit Veshaj shihej duke u puthur me një vajzë bjonde në Barcelonë. Fillimisht u tha se ishte Romeo e më pas Donaldi, por cili ndër ta ishte në të vërtetë?

Ndonëse është përfolur gjatë për një lidhje me Aleksia Peleshin, e cila ndodhet gjithashtu në Barcelonë, djali në video është Romeo. Këtë e ka konfirmuar vetë Donaldi, me anë të një statusi në Instastory.

Ai vetë ka tatuazhe në këmbë, ndërsa Romeo jo dhe kjo e ka nxjerrë zbuluar, pasi as djali në foto nuk ka.

“Domethënë prandaj i kam bërë tatuazhet që të dalloj nga Romeo. I them Romeos bëj dhe ti tatuazhe në këmbë si mua, nuk do. Ja si del”, ka shkruar Donaldi.

Shtuar 17.07.2021 13:51