Zelensky pret samitin e sigurisë ushqimore në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pritur një samit ndërkombëtar në Kiev për të diskutuar sigurinë ushqimore dhe eksportet bujqësore, raporton Skynews.

Samitit iu bashkuan kryeministrat e Belgjikës, Polonisë dhe Lituanisë dhe presidenti i Hungarisë.

Zelensky hapi samitin duke folur në një panel të rrethuar nga shefi i tij i shtabit dhe kryeministri.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbajtën fjalime përmes videolive./albeu.com


Shtuar 26.11.2022 14:44